---
description: Hormone të caktuara mund të ndikojnë në pamjen dhe energjinë tuaj.Edhe pse një numër hormonesh mund të ndikojnë në shëndetin e meshkujve, tre prej tyre janë më
title: Pse është e rëndësishme ruajtja e ekuilibrit hormonal te meshkujt
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/16/2bd7faf6-83ad-4b32-8ac5-c69dd2f6306f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Pse është e rëndësishme ruajtja e ekuilibrit hormonal te meshkujt

![meshkuj](https://resources.koha.net/images/2026/August/16/2bd7faf6-83ad-4b32-8ac5-c69dd2f6306f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 16 gusht 2026 23:00
- Shpërndaje në:

- 16 gusht 2026 23:00
- Shpërndaje në:

Hormone të caktuara mund të ndikojnë në pamjen dhe energjinë tuaj.

Edhe pse një numër hormonesh mund të ndikojnë në shëndetin e meshkujve, tre prej tyre janë më të rëndësishmet për ta.

Sipas ekspertëve të shëndetit ato janë: testosteroni, hormoni i rritjes dhe kortizoli.

**Testosteroni**

Sasia e lartë e testosteronit është përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave fizike si mjekra, zëri i trashë e masa muskulare, por jo vetëm. 

[Edhe ![Udhëzime të reja për menopauzën: Si të lehtësohen simptomat më të shpeshta](https://resources.koha.net/images/2026/November/02/bf9bdc05-79fb-484b-8aa6-77c805be077a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 2 nën 2026 Udhëzime të reja për menopauzën: Si të lehtësohen simptomat më të shpeshta](https://www.koha.net/lifestyle/udhezime-te-reja-per-menopauzen-si-te-lehtesohen-simptomat-me-te-shpeshta)

Nivelet e testosteronit te meshkujt bien me rreth 1% çdo vit pas moshës 30 vjeç.

Por rezultatet nga studimet e fundit, sugjeruan se nivelet e testosteronit bien jo vetëm si pasojë e moshës, por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës.

Për shembull, mungesa e gjumit dhe mënyra e të ushqyerit mund të ndikojnë në prodhimin e këtij hormoni.

Konsumi i lartë i karbohidrateve mund të shkaktojë një rritje të insulinës, e cila më pas ka një ndikim negativ si tek testosteroni ashtu edhe tek hormoni i rritjes, thonë studiuesit.

Për shkak të mënyrës së jetesës, autorët e studimit zbuluan se meshkujt që në moshë shumë të re, po përjetojnë ulje të niveleve të testosteronit.

**Hormoni i rritjes**

Hormoni i rritjes siç e tregon edhe vetë emri, është përgjegjës për rritjen fizike. Sa më të larta të jenë nivelet e tij para përfundimit të pubertetit, aq më i gjatë do të jeni.

Ashtu si testosteroni, edhe nivelet e këtij hormoni ulen me kalimin e moshës.

[Edhe ![Tri zakone të përditshme që mund të ndikojnë pa u vërejtur në nivelin e sheqerit në gjak](https://resources.koha.net/images/2025/April/22/941d4327-5b02-47aa-a307-85d2ee95e2a9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 23 tet 2026 Tri zakone të përditshme që mund të ndikojnë pa u vërejtur në nivelin e sheqerit në gjak](https://www.koha.net/lifestyle/tri-zakone-te-perditshme-qe-mund-te-ndikojne-pa-u-verejtur-ne-nivelin-e-sheqerit-ne-gjak)

Hormoni i rritjes gjithashtu ndikon në rritjen e niveleve të testosteronit.

Nëse i nënshtroheni trajtimit për të rritur nivelet e hormonit të rritjes, ka të ngjarë të zbuloni se edhe testosteroni do të rritet.

Disa efekte anësore që lidhen me hormonin e rritjes, mund të përfshijnë rritjen e presionit të gjakut dhe rritjen e sheqerit në gjak.

**Kortizoli**

Nëse punoni me orë të gjata, jeni të shqetësuar për çështje personale dhe nuk jetoni shëndetshëm, mund të keni nivele të larta të kortizolit.

Sa më i lartë të jetë niveli kortizolit në trup, aq më i ulët do të jetë niveli i hormonit të rritjes, shpjegojnë ekspertët.

Ju gjithashtu mund të shtoni peshë, sidomos në zonën e barkut.

Yndyra e tepërt në këtë pjesë të trupit është ndër llojet më të pashëndetshme të yndyrës në trup, sepse lidhet me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje të kancerit.

[Edhe ![Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni](https://resources.koha.net/images/2026/July/28/8c84fbb8-c683-4586-9213-01b2dec70926.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 kor 2026 Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni](https://www.koha.net/lifestyle/tri-gjera-qe-duhet-tu-kushtoni-vemendje-ndersa-plakeni)

Përveç kësaj, sa më pak të flini, aq më i lartë do të jetë niveli i kortizolit. Dhe sa më shumë të flini, aq më i ulët do të jetë ai.

Prandaj këshillohet që burrat të jenë të kujdesshëm në lidhje me gjumin, për të mbajtur këto hormone në ekuilibër./AgroWeb.org

[#Meshkuj](https://www.koha.net/tag/meshkuj) [#shendet](https://www.koha.net/tag/shendet) [#ekuilibri hormonal](https://www.koha.net/tag/ekuilibri-hormonal)

Artikuj të ngjashëm

- [![Krizë fertiliteti – studimi zbulon se nivelet e testosteronit te burrat janë përgjysmuar](https://resources.koha.net/images/2026/July/07/b0af8ef5-0ff3-4d36-a747-b3730d30487d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 kor 2026 Krizë fertiliteti – studimi zbulon se nivelet e testosteronit te burrat janë përgjysmuar](https://www.koha.net/lifestyle/krize-fertiliteti-studimi-zbulon-se-nivelet-e-testosteronit-te-burrat-jane-pergjysmuar)
- [![Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt](https://resources.koha.net/images/2023/September/12/7-frutat-avokado1694522746.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 qer 2026 Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt](https://www.koha.net/lifestyle/vitaminat-dhe-mineralet-me-te-rendesishme-per-meshkujt-1)

[Arbëri.]() [AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia, shkak niveli i tejkaluar i aflatoksinës B1](https://www.koha.net/arberi/auv-kthen-ne-kufi-27-tone-miser-nga-serbia-shkak-niveli-i-tejkaluar-i-aflatoksines-b1)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Për këngën nacionaliste serbe, kërkohet përgjegjësi nga Brukseli e kritikohet edhe Qeveria](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/per-kengen-nacionaliste-serbe-kerkohet-pergjegjesi-nga-brukseli-e-kritikohet-edhe-qeveria)

[Futboll.]() [Paraqitja e Muçit ndaj Eyupsporit mbetet e pasigurt](https://www.koha.net/futboll/paraqitja-e-mucit-ndaj-eyupsporit-mbetet-e-pasigurt)

[Futboll.]() [Barça njofton për lëndimet e Cubarsit dhe De Jongut](https://www.koha.net/futboll/barca-njofton-per-lendimet-e-cubarsit-dhe-de-jongut)

[Futboll.]() [Ylli i Real Madridit e pranon rënien e formës](https://www.koha.net/futboll/ylli-i-real-madridit-e-pranon-renien-e-formes)

[Futboll.]() [Caprile: Nëse më fton Shqipëria, do ta shqyrtoj](https://www.koha.net/futboll/caprile-nese-me-fton-shqiperia-do-ta-shqyrtoj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse është e rëndësishme ruajtja e ekuilibrit hormonal te meshkujt","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/pse-eshte-e-rendesishme-ruajtja-e-ekuilibrit-hormonal-te-meshkujt-1","datePublished":"2026-08-16T23:00:00+02:00","dateModified":"2026-08-16T23:00:05+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":489,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Hormone të caktuara mund të ndikojnë në pamjen dhe energjinë tuaj.Edhe pse një numër hormonesh mund të ndikojnë në shëndetin e meshkujve, tre prej tyre janë më","url":"https://www.koha.net/lifestyle/pse-eshte-e-rendesishme-ruajtja-e-ekuilibrit-hormonal-te-meshkujt-1","keywords":"Meshkuj, shendet, ekuilibri hormonal","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/16/2bd7faf6-83ad-4b32-8ac5-c69dd2f6306f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
