038

“038” është emisioni i parë ndër televizionet kosovare që i kushtohet kryeqytetit. Përgatitur dhe udhëhequr nga Rajmonda Zhdrella Sopjani i sjell lajmet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën dhe punën në Prishtinë. Çështjeve të ngritura nga qytetarët, në studio u përgjigjen të ftuarit, zyrtarët përgjegjës komunalë, përfaqësuesit e opozitës apo edhe të shoqërisë civile.

038

JETA

“Jeta” është emision i veçantë ku Ardiana Dragusha identifikon njerëz të rëndomtë, të papërfshirë në jetën publike, e që kanë arritur suksese në profesionet e tyre, shpeshherë të harruara nga shoqëria. Përtej rrëfimeve personale, emisioni xhirohet në terren, në destinacione shumë atraktive për t’u vizituar.

JETA

TE LINDA

“Te Linda” është kuzhina më e popullarizuar televizive në Kosovë. Receta me plot shije dhe delikatesë, të realizuara me përkushtim, janë mënyra e duhur për t’u njohur me shijet e reja dhe me ato tradicionale, nga Linda Haxhibrahimi.

TE LINDA

PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

“Programi fluturues i fëmijëve” është emision edukativ dhe argëtues dedikuar fëmijëve. Përmes PFF-së, fëmijët në mënyrë kreative nxiten të rrisin kureshtjen për botën që i rrethon.

PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE