Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Gjithçka gati për nisjen e “DokuFestit” në Prizren

Përgatitjet pothuajse kanë marrë fund.

Prizreni është gati të mirëpresë mijëra vizitorë nga vendi dhe bota.

Edicioni i 25-të i “DokuFest” nis më 7 gusht, duke e shndërruar qytetin për nëntë ditë në qendrën e filmit dokumentar.

Për t’i orientuar sa më lehtë vizitorët, në qytet është vendosur edhe një hartë e “DokuFestit”, ku janë të shënuara të gjitha lokacionet ku zhvillohen aktivitetet e festivalit.

Krahas projeksioneve të filmave, vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin aktivitete të shumta kulturore, diskutime, koncerte dhe ngjarje që gjallërojnë atmosferën në çdo cep të qytetit.

Edhe Qeveria ndan 100 mijë euro si mbështetje për “DokuFestin” Kulturë Qeveria ndan 100 mijë euro si mbështetje për “DokuFestin”

Shan Kolaj vjen për herë të parë në Prizren nga Shqipëria, shton se nuk është shumë i informuar për aktivitete, por gjallëria e qytetit po i pëlqen.

“Unë jam i Shqipërisë, i Malësisë, vij për herë të parë në Prizren, pamë kalanë, lidhjen e Prizrenit, që kemi mësuar në histori. Për momentin nuk kam shumë dijeni për aktivitetet, por në përgjithësi qytet i bukur”, thotë ai.

Edhe vizitorët e tjerë si Bedrush Sylejmani, shton se aktivitetet i përcjell fizikisht, por më shume përmes televizioneve.

“Unë Prizrenin kam qejf ta vizitoj për shkak të shatërvanit, kalanë lart e vizituam pak... Ne i përcjellim të gjitha aktivitetet përmes televizionit, përmes kanaleve”, thotë ai.

Për ta bërë festivalin edhe më të veçantë, “DokuShop” sjell për adhuruesit e “DokuFestit” bluza dhe suvenire të ndryshme.

Asistentja e “Dokushop”, Dua Gurgushka, tregon se çmimi i biletës për këtë vit është 4 euro.

Edhe “DokuFesti” nis festën e çerekshekullit me “Mosbindje të vazhdueshme” Kulturë “DokuFesti” nis festën e çerekshekullit me “Mosbindje të vazhdueshme”

“DokuFest është prej datës 7 deri me 15 gusht, interesimi është shumë i madh, ne këtu shesim maica, shesim gota, stikera, çanta.. Jeni të mirëseardhur, DokuFest është një festival që i mbledh njerëzit bashkë”, thekson ajo.

Sipas drejtoreshës së Kulturës, Ajlin Shishku, ky festival vazhdon të jetë identitet i Prizrenit, duke sjellë mijëra vizitorë dhe një program të pasur me filma e koncerte.

“Sivjet është 25-vjetori i DokuFestit, do të ketë shfaqje, dokumentarë, filma të shkurtër, po edhe koncerte si gjithmonë që sjell vizitorë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës. Ndikon mjaftueshëm shumë, pasi sjell shumë vizitorë ndërkombëtarë, tani DokuFesti është bërë si identitet i qytetit të Prizrenit. Do të ketë katër net rresht koncerte me bende të ndryshme, duke filluar nga data 12 deri në natën 15 në natën e fundit”, tregon Shishku.

Ajo shton se pjesë e këtyre ditëve janë edhe të rinjtë, të cilët çdo vit bëhen pjesë aktive e organizmit dhe aktiviteteve të festivalit.

“Në kohën kur zhvillohet DokuFest, zakonisht të rinjtë janë të gatshëm dhe bëhen pjesë për ndihma dhe logjistikë, pasi ndikon edhe mirë edhe për ta pasi është një eksperiencë e mirë. Një mesazh i fundit është ftesë që të vijnë dhe nuk do të zhgënjehen asnjëherë, thekson Shishku.

Edhe Nis edicioni i 25-të i “DokuFestit” Kulturë Nis edicioni i 25-të i “DokuFestit”

Në këtë edicion janë pranuar një numër rekord prej 3,687 aplikimesh nga e gjithë bota, ndërsa në garë janë përzgjedhur 104 filma në tetë kategori konkurruese.

Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, cilësohet si lëvizje kulturore që ka transformuar qytetin historik të Prizrenit në një urë e cila bashkon filmbërësit dhe artistët nga e gjithë bota.