Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër humbje e Vojvodës me Udinesen

Venezia

Udinese ku aktivizohet mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka pësuar tjetër disfatë në kampionatin italian. 

Udinese është mposhtur të premten mbrëma nga Venezia me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 11-të. 

Për Udinesen ishte disfata e tetë në nëntë ndeshjet e fundit. 

Vojvoda e kompletoi ndeshjen te Venezia. 

Toma Basiq dhe Kike Perez i shënuan golat e fitores për Venezian. 

Te Venezia në bankën e rezervistëve ishte Albion Rrahmani. 

Udinese me këtë humbje ka rënë në pozitën e fundit me pesë pikë. Një pikë më shumë ka Venezia një pozitë më lartë.