Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nis edicioni i 25-të i “DokuFestit”

Nis edicioni i 25-të i “DokuFestit”

Me thirrjen “mosbindje e vazhdueshme” është hapur edicioni i 25-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, “DokuFest”.

Edhe këtë vit kur festivali po shënon 25 vjetorin, organizatorët kanë përgatitur një edicion të pasur me qindra filma që prekin tema aktuale dhe me peshë për shoqërinë. 

Janë plot 104 filma që sivjet do të konkurrojnë në tetë kategori garuese të “DokuFestit”, festival ky që zgjat nëntë ditë dhe do të përmbyllet me 15 gusht, pikërisht me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Atmosfera e zakonshme e “DokuFestit” tashmë ka filluar të nuhatet nëpër rrugët e Prizrenit.