Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“DokuFesti” nis festën e çerekshekullit me “Mosbindje të vazhdueshme”

“DokuFesti” nis festën e çerekshekullit me “Mosbindje të vazhdueshme”

“Kino Lumi”, kinemaja e improvizuar mbi shtratin e “Lumbardhit”, u shndërrua sërish në zemrën e “DokuFestit”. Për të dytin vit radhazi, për shkak të renovimit të kinemasë “Lumbardhi”, ceremonia e hapjes u zhvillua në këtë hapësirë që tashmë ka krijuar identitetin e vet. Mbi lumin që përshkon qytetin, me Kalanë që ngrihet mbi Prizren dhe me arkitekturën historike që e rrethon skenën, ceremonia edhe nga vetë imazhi ka dimension të veçantë

Në vend të një spektakli publiku ka ndjekur një videomaterial që ka përmbledhur pak nga 25 vjet histori të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër. Një udhëtim përmes kujtesës kolektive të “DokuFest”, duke rikujtuar transformimin e tij nga një iniciativë e vogël qytetare në një festival me reputacion ndërkombëtar. Befasia e mbrëmjes ishte edhe dalja në skenë e një prej drejtuesve të festivalit, drejtorit artistik, Veton Nurkollari. “Në vitin 2002 e ndamë mendjen”, nisi rrëfimi i Nurkollarit në hapje. Rrëfimi për një nismë sesi gjithçka filloi prej hiçit

Midis festivaleve që hapen me spektakle e fjalime të gjata dhe të tjerave që zgjedhin të flasin nëpërmjet vetë punës në ditët që pasojnë, prej 25 vjetësh “DokuFest” i takon kategorisë së dytë. Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes nuk kanë qenë kurrë garë për pompozitet. Ato kanë qenë gjithmonë një shenjë nisjeje për nëntë ditë të mbushura me filma, muzikë, diskutime  programe edukative dhe takime që e kthejnë Prizrenin në qendër ndërkombëtare të kulturës.

Edhe ceremonia e hapjes së edicionit jubilar i mbeti besnike kësaj filozofie. Pa retorikë të panevojshme dhe pa spektakël të imponuar, festivali nisi aty ku i ka rrënjët identiteti i tij: në hapësirën publike, nën qiellin e hapur, mbi rrjedhën e lumit dhe midis siluetës së qytetit historik.

“Kino Lumi”, kinemaja e improvizuar mbi shtratin e “Lumbardhit”, u shndërrua sërish në zemrën e festivalit. Për të dytin vit radhazi, për shkak të renovimit të kinemasë “Lumbardhi”, ceremonia e hapjes u zhvillua në këtë hapësirë që tashmë ka krijuar identitetin e vet. Mbi lumin që përshkon qytetin, me Kalanë që ngrihet mbi Prizren dhe me arkitekturën historike që e rrethon skenën, ceremonia edhe nga vetë imazhi ka dimension të veçantë. Nuk ka qenë vetëm një ngjarje filmike. Edhe takim midis qytetit, historisë dhe publikut.

Atmosferës i ka dhënë simbolikë shtesë edhe shiu. Ashtu si në edicionin e parë, në shtator të vitit 2002, edhe në atë të çerekshekullit reshjet e shoqëruan ditën e së premtes. Për organizatorët dhe ata që e kanë ndjekur rrugëtimin e festivalit, ky qe një rikthim emocional në fillesat e një historie që sot është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe rajon.

Në vend të një spektakli publiku ka ndjekur një videomaterial që ka përmbledhur pak nga 25 vjet histori të festivalit. Një udhëtim përmes kujtesës kolektive të “DokuFest”, duke rikujtuar transformimin e tij nga një iniciativë e vogël qytetare në një festival me reputacion ndërkombëtar. Befasia e mbrëmjes ishte edhe dalja në skenë e një prej drejtuesve të festivalit, drejtorit artistik, Veton Nurkollari.

Edhe Çerekshekulli i aktivizmit me qytet paralel të filmit Shtojca për Kulturë Çerekshekulli i aktivizmit me qytet paralel të filmit

“Në vitin 2002 e ndamë mendjen”, nisi rrëfimi i Nurkollarit në hapje. Rrëfimi për një nismë sesi gjithçka filloi prej hiçit.

“Nuk e kemi menduar se do të qëndrojmë këtu pas 25 vjetësh dhe sidomos që do ta hapim një festival që në një mënyrë a tjetër do të bëhej pjesë e jetës sonë. Në vitin 2002 ra shumë shi, asnjëri nga ne nuk mendoi se do të vinte këtu ku jemi. Asnjëri nuk vinim nga fusha e kinematografisë dhe nuk kishim infrastrukturë”, ka thënë midis tjerash Nurkollari para se të nisin kritikat për pushtetin lokal në Prizren.

Ndonëse ulësja ishte e rezervuar për kryetarin Shaqir Totaj, ai nuk mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “DokuFestit”.

Sipas Nurkollarit, festivali nuk ka qenë mirënjohës aq sa duhet, sepse kultura nuk është luks, sepse “DokuFest” është festival dhe jo dekor.

“Komuna e Prizrenit mund të na mbyllë dyert, mund të na ndërpresë fondet, por nuk mund ta ndalë ‘DokuFestin’", është shprehur ai në skenë.

Motoja zyrtare e sivjetme, “Doku, sepse duhet!”, ndërsa tema “Persistent Defiance” (Mosbindje e vazhdueshme), e ka vendosur edicionin jubilar në një kontekst shumë më të gjerë sesa vetë arti filmik. Organizatorët e shohin këtë përvjetor jo si një rast për vetëlavdërim, por si një reflektim mbi kohën në të cilën jetojnë – një kohë luftërash, autoritarizmi, fashizmi në rritje dhe krizash globale. Në këtë kontekst, filmi nuk mbetet vetëm medium artistik, por shndërrohet në akt rezistence, kujtese dhe reflektimi.

Vetë festivali e përshkruan kthimin e fokusit te vetja si një akt politik. Pas një çerek shekulli ekzistence, kujtojnë se rrugëtimi nuk ka qenë kurrë i lehtë dhe se edhe këtë vit përballet me mungesën e hapësirave tradicionale të shfaqjes. Mbyllja e kinemasë “Lumbardhi” për renovim dhe mungesa e dy kinemave të improvizuara në Kala kanë ndryshuar hartën e festivalit, por jo frymën e tij. Përkundrazi, organizatorët e konsiderojnë këtë një tjetër dëshmi të asaj që e quajnë “mosbindje e vazhdueshme” ndaj strukturave, kufizimeve dhe normalitetit të imponuar.

Në fakt, ky është edhe mesazhi që përçon identiteti vizual i sivjetmë.

Edhe Gjithçka gati për nisjen e “DokuFestit” në Prizren SOT Gjithçka gati për nisjen e “DokuFestit” në Prizren

Për të pestin vit me radhë, “teaseri” zyrtar dhe koncepti vizual i ceremonisë së hapjes është realizuar nga Leart Rama. Në vend të një imazhi që feston vetëm suksesin e festivalit, ai ka ndërtuar një narrativë intime mbi nevojën për afërsi njerëzore në kohë krizash.

“Kur e krijova ‘teaserin’ e sivjetmë, u përpoqa të reflektoj jo vetëm mbi atë që po ndodh në botë, por edhe mbi atë që po ndodh rreth nesh – si festival, si shoqëri dhe si njerëz në Kosovë”, ka thënë Rama.

Sipas tij, ideja kryesore ishte rikthimi te lidhjet njerëzore.

“M’u duk e rëndësishme të përcillja idenë se kemi nevojë për më shumë afërsi me njëri-tjetrin, për më shumë dashuri dhe mirëkuptim. Kemi nevojë të jemi të pranishëm, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht, për njerëzit që kemi pranë. Kur kjo ide bashkohet me 25-vjetorin e festivalit, krijohet një lidhje e natyrshme mes kujtesës kolektive dhe nevojës për të qenë pranë njëri-tjetrit. Besoj se pikërisht ky është mesazhi që përçon edhe ‘DokuFesti’ sivjet”, ka shpjeguar ai.

Kjo filozofi përkthehet edhe në vetë përmbajtjen e “teaserit”. Ai i fton njerëzit të zgjedhin jetën, dashurinë, afërsinë dhe humanitetin, pa kërkuar leje dhe pa u dorëzuar përballë realiteteve të zymta. Është një thirrje për të mbetur njerëzor në një botë që shpesh duket se e humb këtë cilësi. Muzika, teksti, miksimi dhe masterizimi janë realizuar po ashtu nga Leart Rama, duke e bërë videon një vepër autoriale të plotë.

Pas ceremonisë, festivali hapi zyrtarisht programin me filmin artistik “Phenomena”, debutimin regjisorial të kineastit australian Josef Gatti. Filmi është një dramë me elemente fantastike dhe psikologjike që ndjek personazhe të vendosur përballë përvojave të jashtëzakonshme, duke eksploruar kufijtë mes realitetit, perceptimit dhe traumës njerëzore. Përmes një gjuhe vizuale të fuqishme dhe një rrëfimi që sfidon pritjet e shikuesit, “Phenomena” trajton tema si identiteti, frika, mbijetesa dhe raporti i individit me botën përreth.

Edhe pse nuk është dokumentar, zgjedhja e këtij filmi për hapjen e festivalit përputhet me filozofinë e “DokuFestit”, i cili prej vitesh nuk kufizohet vetëm te dokumentari klasik, por ndërton dialog mes formave të ndryshme të kinemasë që shtrojnë pyetje mbi shoqërinë, kujtesën dhe gjendjen njerëzore. “Phenomena” i përgjigjet kësaj fryme duke e vendosur individin përballë forcave më të mëdha se vetja dhe duke ftuar publikun të reflektojë mbi mënyrën se si përballemi me të panjohurën.

Edhe “DokuFest” në prag të çerekshekullit me filmin si kujtesë e mosbindje Kulturë “DokuFest” në prag të çerekshekullit me filmin si kujtesë e mosbindje

Edicioni jubilar do të zgjasë deri më 15 gusht dhe do ta shndërrojë sërish Prizrenin në një qytet ku kinemaja takohet me jetën publike. Nga 3 mijë e 687 aplikime nga e gjithë bota, ekipi programues ka përzgjedhur 104 filma në konkurrencë, të ndarë në tetë kategori zyrtare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre do të shfaqen si premiera botërore.

Përtej konkurrencës, publiku do të ketë mundësi të ndjekë programe speciale filmike, retrospektiva autorësh, diskutime me regjisorë, panele, aktivitete të industrisë së filmit, programet edukative të ‘DokuLabit’, ‘DokuTalks’, ‘DokuKids’ si dhe koncertet tradicionale të ‘DokuNights’ që çdo mbrëmje e zgjasin atmosferën e festivalit deri në orët e vona. Kështu, edhe këtë vit, “DokuFest” mbetet shumë më tepër sesa një festival filmi: ai është një përvojë kolektive që e bën qytetin të marrë frymë në ritmin e kinemasë.