Lae arriti në kohë për intervistën e punës në një zyrë avokati në Bristol.
Por, pas 20 minutash, iu anulua dhe iu kërkua të shkonte sërish pas një dite.
Ajo u largua e mërzitur, vetëm për të marrë mesazhin që thoshte se “anulimi” kishte qenë një test, të cilin ajo nuk e kishte kaluar. Ajo nuk ishte pranuar në punë.
Ajo ka thënë se eksperienca ka qenë “e tmerrshme” dhe se e kishte nxitur të niste biznesin e saj.
Lae nuk është e vetmja. Sipas agjencisë së rekrutimit “Hays”, më shumë se gjysma e njerëzve kanë pasur eksperienca negative gjatë procesit të intervistës për punës.
BBC-ja ka marrë storiet e shumë prej këtyre njerëzve.
Ashtu si Lae, Aixin Fu pati eksperiencë të tmerrshme kur aplikoi për një punë në një universitet si studente. Gjatë intervistës në grup, të gjithëve iu kërkua të zvarriteshin me duar dhe gjunjë e të “bënin si lopë”.
“Bëmë ashtu për tre a katër minuta”, kujton ajo.
“Ishte shumë e papërshtatshme, por ishte pak presion sepse të gjithë të tjerët po e bënin”.
Intervistuesi kishte thënë se po përpiqej të shihte nëse kandidatët ishin “argëtues”.
“Nuk do pensionohem për një kohë”
Julie nga Mossouri ka thënë se e kuptoi se intervistuesit ndonjëherë mund të jenë “shumë të izoluar” nga të qenit intervistues në të vërtetë.
Këtë e kuptoi pas një interviste më 2022 për “copywriter”.
Në fillim iu duk se po shkonte mirë, por nga fundi intervistuesi e pyeti: “Sa vite mendon se të kanë mbetur?”
“Jam në të 60-at. Nuk do të pensionohem për një kohë”, u përgjigj Julie.
Mosha nuk është i vetmi paragjykim nëpër intervista.
Pearl Kasirye, menaxhere marketingu, ka thënë se ajo u pyet për prejardhjen gjatë një interviste.
Kasirye jeton në Londër pasi u largua nga Uganda. Ajo ka thënë se punonjësja insistonte ta paguante në valuta të Ugandës dhe jo me funte për shkak të prapavijës së saj.
Shumë persona thanë se ishin diskriminuar edhe për gjininë.
Sipas të dhënave nga platforma e punësimit “Applied”, një në pesë gra janë pyetur nëse kanë fëmijë, ose planifikojnë të kenë fëmijë.
Kjo platformë gjeti se ky problem është edhe më i shpeshtë kur gratë aplikojnë për pozita të larta.