Evertoni e ka mposhtur Newcastlen dy herë brenda një periudhe të shkurtër.
Pasi e eliminoi nga Kupa e Ligës angleze në fund të muajit të kaluar, duke e mposhtur 3:1, Evertoni të hënën mbrëma e mposhti Newcastlen edhe në Premier League.
E mposhti 1:0. Vendosi goli i minutës së 49-të i realizuar nga Thierno Barry.
Ishte fitorja e parë pas dy humbjeve e një barazimi për Evertonin në elitën angleze.
Ndeshja Newcastle – Everton i takoi xhiros së nëntë të Premier Leagues.
Me fitore, Evertoni u ngrit në vendin e shtatë me 13 pikë, kurse Newcastle bie në pozitën e 13-të me 11 pikë.