Atalanta e ka pësuar disfatën e dytë në pesë ndeshjet e fundit në Serie A të Italisë. Pas një humbje dhe dy barazime rresht, Atalanta në shtëpi pësoi disfatë nga Parma me rezultat të thellë, 3:0. Seri të mirë të rezultateve nuk kishte as Parma. Por të hënën mbrëma shënoi fitore të rëndësishme.
Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të elitës italiane.
Giovanni Fabbian hapi serinë e golave në minutën e 41-të. Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 47-të Davide Zappacostas shënoi autogol për 2:0. Shpejtë Parma e shënoi edhe golin e tretë. Për 3:0 u përkujdes Simone Lontani. Ai e realizoi golin e tretë për mysafirët në minutën e 58-të.
Parma është në vendin e 15-të me tetë pikë. Atalanta është dy vende më lart me 11 pikë.