Një burrë e humbi mundësinë të fitonte një vend pune, pasi dështoi qysh në hyrje të objektit ku mbahej testimi, shkroi Mirror. Ai s'e kishte idenë që recepsionistja ishte në të vërtetë zyrtarja kryesore e pranimit në punë. E ky, që s'iu bë i ditur identiteti, nuk pati durim teksa priste të futej në sallën e intervistës.
Ai shpërtheu në akuza për pritje të gjatë dhe e ofendoi, duke e quajtur të papërgjegjshme për detyrën e saj.
“Ajo e përshëndeti dhe ai mezi bëri kontakt me sy. Ajo u përpoq ta angazhonte në bisedë, por ai s'shfaqi interesim për të folur. Ai se kuptoi se recepsionistja ishte në të vërtetë menaxherja e pranimit në punë”, thuhet në rrëfimin e publikuar nga mediumi britanik.
Gruaja në hyrje ishte zyrtare e lartë, e ajo ia bëri të ditur se ai e humbi mundësinë.
Burri, i dëshpëruar doli kokulur, derisa të tjerët që prisnin në radhë i këshilloi të mos vepronin kurrë si ai në një vend pune.
-
Zvarritje e shtirja si lopë - Intervistat më të këqija të punës
-
Arrestohet një burrë për ngacmim në Prishtinë
-
Shoqërohet në Polici burri që i shkoi gruas në vendin e punës dhe ia kufizoi lëvizjen
-
Punëtori ia vodhi çelësat e automjetit, Policia nis hetim
-
Një grua i raportoi në Polici disa persona që e shqetësuan në telefon