Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili thuhet se, ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.
Policia thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, “ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”.
“Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet një punëtor pasi u rrëzua në vendin e punës
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre