Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual

Arrestim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka deklaruar se ka qenë e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.