Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Lipjan ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.
Në mbajtje është dërguar edhe një burrë që është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka ngacmuar një grua.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për ngacmim seksual
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual
-
Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ofendoi dhe përcolli një grua gjatë rrugës