Një sulm seksual i shoqëruar edhe me dëmtim apo asgjësim të pasurisë së huaj ndaj një gruaje, dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 01:00.
Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar për procedurat e mëtejshme.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore ndaj personit të dyshuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Prishtinë
-
Raportohet se një serb sulmoi seksualisht e ia dëmtoi veturën një gruaje
-
Gruaja në Prishtinë sulmohet nga vajza dhe bashkëshorti i saj
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë