Tre persona dyshohen se ishin të përfshirë në dhunimin dhe grabitjen e një shtetase të huaj në Prishtinë më 6 tetor.
Policia njoftoi të enjten se Instituti i Mjekësisë Ligjore është konsultuar për rastin. Sipas PK-së, viktimës i janë grabitur gjësendet personale.
“Lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të dyshuar të panjohur të cilët nën kanosje dyshohet se viktimës-femër shtetase e huaj, i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim