Një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se u janë grabitur një shumë parash në orët e para të së premtes në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ata ndodheshin në një parking derisa 5-6 persona në kërëcënimin e armës e thikës ua kanë grabitur të hollat.
“Dy viktima me shtetësi të huaj, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar dy prej tyre nën kërcënimin e armës –thikës ja u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim t panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe po hetohet nga njësitë kompetente.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona dyshohen se dhunuan e grabitën një shtetase të huaj në Prishtinë
-
Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë