Dy grabitje të armatosura kanë ndodhur të premten në Prishtinë. Njëri rast ndodhi në një market në rrugën “Bill Clinton” ku punëtori i marketit ka raportuar se një i dyshuar me thikë i ka grabitur 250 euro.
Policia më pas ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.
Kurse në një pikë karburanti në rrugën “Hamzë Jashari” po ashtu një i dyshuar nën kërcënim ka grabitur 430 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pikë karburanti, ka njoftuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënim i ka grabit 430€ dhe ka ik në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës
-
Grabitet një person, u ndalua në autostradë nga tre persona të maskuar
-
Arrestohet për vjedhje një algjerian në Prishtinë, u kap duke e kërcënuar punonjësen e marketit