Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës

taksi

Foto: Ilustrim

Një taksist ka raportuar në polici se është grabitur gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë. 

Sipas njoftimit të lëshuar nga autoritetet, një person i panjohur, nën kërcënimin e thikës, i ka grabitur 15 euro atij. 

Më tej thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe ende nuk është identifikuar.

Rasti është nën hetime.