Policia e Kosovës ka raportuar për një rast grabitje në Prishtinë që ka ndodhur në orët e hershme të së dielës. Sipas raportit të Policisë, dy persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë një burri 600 euro para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia po e heton rastin.
“GRABITJE/Prishtinë / 10.08.2025 – 03:56. Është raportuar se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës nga viktima mashkull kosovar kanë marrë 600 (gjashtëqind) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës
-
Taksisti në Prishtinë raporton se iu grabitën 100 euro
-
Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës