Një taksist në Prishtinë ka raportuar se dy persona duke e kërcënuar me thikë ia kanë grabitur 100 euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar në orët e hershme të së shtunës dhe po hetohet.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30. Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taksi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës