Një grabitje ka ndodhur në orët e para të së shtunës në një pompë derivatesh në Prishtinë saktësisht në rrugën “Ramiz Cernica”, nga dy persona të maskuar të cilët kanë arritur të marrin mbi 2,500 euro para të gatshme.
Dy punonjësit në pompë kanë njoftuar policinë se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, personat e maskuar, nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë) kanë arritur t’i marrin të hollat dhe të largohen.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre të punës në një pompë derivatesh, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë rreth 2539,64 euro. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti po hetohet dhe është iniciuar si “Grabitje”.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Taksisti grabitet në Prishtinë, iu morën 15 euro nën kërcënim të thikës
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë