TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Priştine'de bir market ve bir benzin istasyonu soyuldu.

polis

Dy grabitje të armatosura kanë ndodhur të premten në Prishtinë. Njëri rast ndodhi në një market në rrugën “Bill Clinton” ku punëtori i marketit ka raportuar se një i dyshuar me thikë i ka grabitur 250 euro. 

Policia më pas ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje. 

Kurse në një pikë karburanti në rrugën “Hamzë Jashari” po ashtu një i dyshuar nën kërcënim ka grabitur 430 euro. 

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pikë karburanti,  ka njoftuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënim i ka grabit 430€ dhe ka ik në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.