Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi nga disa persona në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në vendin e ngjarjes sipas raportit të policisë, janë vënë re njolla gjaku dhe është sekuestruar një thikë.
Për këtë rast është intervistuar një person dhe është liruar, derisa i dyshuari kryesor po kërkohet nga policia.
“Raportohet se si pasojë e një sulmi nga disa të dyshuar, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku si dhe është sekuestruar një thikë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për trajtim te mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar. Ndërsa i dyshuari kryesor lidhur me rastin është në kërkim të policisë”, thuhet në njoftim.