Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Albanese i kërkon Putinit sy më sy: Jepi fund luftës në Ukrainë

Anthony Albanese

Foto: Associated Press

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka shfrytëzuar takimin e udhëheqësve të Apec-ut të enjten për të kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe për të këmbëngulur që ai t'i japë fund luftës katërvjeçare.

Është një veprim jashtëzakonisht i guximshëm për Albanesen e kujdesshëm, ndonëse mbështetja e Australisë për Ukrainën ka qenë e vazhdueshme që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022, shkruan The Guardian.

Duke parë drejtpërdrejt Putinin, i cili u pa me kokën ulur gjatë ndërhyrjes së Albanese-s para më shumë se 20 udhëheqësve botërorë, kryeministri australian ka thënë se “Dy nga shkaqet më të mëdha të ndërprerjes së tregtisë janë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i dhënë fund atyre”.

“Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikim në inflacionin global dhe po shkakton presione të kostos së jetesës në ekonomitë tona. Dhe i them shumë drejtpërdrejt presidentit Putin: jepini fund luftës suaj, jepini fund tani”, ka shtuar ai. 

Në samitin e Apec-ut që po mbahet në Kinë po marrin pjesë ndër të tjerë, edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi zhvillon takim bilateral me Putinin, thotë se do të ndodhin gjëra të mrekullueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir...