Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kosova ekstradon në SHBA një shtetas të kërkuar për krime kibernetike

ekstradim

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane, ndërsa pas përfundimit të procedurave ai iu dorëzua zyrtarëve të Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së (U.S. Marshals), në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, përfshirë krimet kibernetike.