Vladimir Putin është “në humor të shkëlqyer” pas takimit të tij me Donald Trumpin, ka bërë të ditur ndihmësi i tij i lartë për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.
Duke folur për kanalin televiziv shtetëror rus Vesti, Ushakov i ka përshkruar bisedimet midis presidentëve si të shkuara “mirë”.
Mediat ruse kanë shpërndarë pamjet e Trumpit duke hyrë në dhomë dhe duke iu drejtuar Putinit me fjalët: “Kush është ai? Ai është miku im!”.
Sipas Ushakov, lufta në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit, i cili zgjati 35 deri në 40 minuta. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi.
Kremlini pretendon se asnjëri president nuk bëri ndonjë “deklaratë të madhe”, pasi të dyja palët po përgatiten për një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping më vonë të enjten.