Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Kinë, të mërkurën në mëngjes me kohë të Kosovës.
Ndërsa Trumpi hyn në dhomë, ai dhe Putini përkulen për një shtrëngim duarsh, teksa të dy buzëqeshin.
Trumpi më pas duket se i pëshpërit diçka në vesh Putinit, ndërsa udhëheqësi rus i vendos dorën në bërryl presidentit amerikan.
Pastaj të dy përballen me gazetarët, duke buzëqeshur, dhe Trumpi u drejtohet shkurtimisht gazetarëve.
"Faleminderit shumë. Presim me padurim takimin tonë", thotë Trump, duke shtuar se ai dhe Putini kanë pasur një "marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite".
"Dhe mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë, por mendoj se do të dalin nga kjo", thotë ai.
“Kush është ky?” – Momenti kur Trumpi bën shaka me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk i ka lënë mënjanë shakatë as në takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Para se të hynte në dhomë për takim dypalësh me homologun e tij rus gjatë qëndrimit të tyre në Kinë për samitin APEC, Trumpi pyet ndihmësit e tij te dera duke qeshur “Kush është ky?”, dhe më pas drejtohet te Putini.
BREAKING: President Trump and Russian President Vladimir Putin meet one-on-one in China ahead of historic trilateral talks with Chinese President Xi Jinping.
— Fox News (@FoxNews) November 19, 2026
The two leaders sit down separately before the highly anticipated three-way meeting.
Follow Trump’s historic Asia visit… pic.twitter.com/diz0XUBvDF
Të dy liderët shkëmbejnë duart dhe më pas duket se Trumpi i pëshpërit Putinit diçka te veshi.
Pyetja e Trumpit “kush është ky” për Putinin, kujton momentin kur presidenti amerikan kishte deklaruar “Unë jam bosi” sapo kishte hyrë në një takim të G7-s të mbajtur në muajin qershor të këtij viti.
🔴 VIDÉO G7 - Donald Trump est arrivé à la table du G7 en disant "I'm the BOSS". pic.twitter.com/HmqrP8r54Q
— Jon De Lorraine (@jon_delorraine) June 17, 2026