Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Kinë, të mërkurën në mëngjes me kohë të Kosovës.
Ndërsa Trumpi hyn në dhomë, ai dhe Putini përkulen për një shtrëngim duarsh, teksa të dy buzëqeshin.
Trumpi më pas duket se i pëshpërit diçka në vesh Putinit, ndërsa udhëheqësi rus i vendos dorën në bërryl presidentit amerikan.
Pastaj të dy përballen me gazetarët, duke buzëqeshur, dhe Trumpi u drejtohet shkurtimisht gazetarëve.
"Faleminderit shumë. Presim me padurim takimin tonë", thotë Trump, duke shtuar se ai dhe Putini kanë pasur një "marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite".
"Dhe mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë, por mendoj se do të dalin nga kjo", thotë ai.