Takimi i shumëpritur mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, atij të Kinës, Xi Jinping dhe të Rusisë, Vladimir Putin, në Kinë, pritet të nisë për pak.
Takimi po konsiderohet historik, teksa njohësit kanë shprehur qëndrime të ndryshme nëse do të dilet diçka nga ai apo jo.
Shumë prej tyre e kanë quajtur atë “Jalta 2,0”, duke e krahasuar me takimin mes kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, presidentit amerikan, Franklin Rossevelt dhe udhëheqësit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Josep Stalin, në vitin 1945, në Krime.