Të paktën dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer një grabitje ndaj tre shtetasve të huaj të martën.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë 26-vjeçarët N.K. dhe A.K.
“Gjatë arrestimit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet, si dhe paratë që dyshohet se janë grabitur”, thuhet në njoftimin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Siç është bërë e ditur nga autoritetet, viktimat janë dy gra braziliane dhe një rumun, të cilëve dyshohet se u janë vjedhur dy celularë, 1,500 euro dhe disa bizhuteri nën kërcënimin e armës.
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë
-
Një shtetas kinez raporton se iu grabitën 20 euro në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Prishtinë