Nelson Hysa u mposht të shtunën mbrëma në Dusseldorf të Gjermanisë para 50 mijë shikuesve nga Agit Kabayeli, në raundin e dytë në meçin për titull të botës në versionin ËBC në kategorinë e rëndë. Hysa e dorëzoi meçin në raundin e dytë.
Të dielën në një intervistë të publikuar në faqen “Yavuz_fighthunterz”, Kabayeli ka folur për atë ballafaqim.
Kabayeli ka thënë se forca e goditjeve të Hysës ishte “zero”.
“Zero fuqi. Zero fuqi. Zero. Knyba godiste më fort se ai. Tani do të shkojmë aty ku është niveli im. Nuk e di, jam përgatitur për 14 javë, isha i gatshëm për luftë. Ai i dha disa goditje më pas u ndal. Nuk kam përjetuar kurrë më parë diçka të tillë sepse nuk kishte taktikë. Dukej sikur ‘hej, unë do të vijë për të luftuar dy apo tre raunde’. Ai nuk ma dha mua luftën. I uroj rikuperim të shpejtë nëse ka ndonjë lëndim. Unë ecë para tani, shikoj detyrën e re. Nëse bëni një krahasim, pa e nënvlerësuar Knyban, ka pasur zero ndikim aty. Ai më kapi një herë me aperkat, asgjë tjetër”, ka deklaruar Kabayeli.
Kabayel ka kërkuar që meçi i ardhshëm të jetë ndaj Daniel Duboisit.