Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Në ditën e shqiptarëve, Hysa synon titullin e botës

Nelson Hysa

Më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, boksieri shqiptar, Nelson Hysa, synon edhe një tjetër festë – titullin e botës.

Të shtunën, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë e njëkohësisht edhe ditës së flamurit, Hysa synon fitore ndaj Agit Kabayelit.

Në Dusseldorf të Gjermanisë, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 45 mijë shikues, Hysa dhe Kabayeli përballen mes vete në meçin e rëndësishëm për titullin e botës në peshën e rëndë, në versionin “WBC”.

Shkodrani Hysa synon që ta mposhtë Kabayelin që përfaqëson Gjermaninë dhe më pas të përballet me “boksierin favorit”, Tyson Furyn.

42-vjeçari Hysa është i pamposhtur në 25 meçe në boksin profesionist. Kabayeli ndërkohë është 34-vjeçar. Prej 27 fitoreve në po aq meçe të zhvilluara në boksin profesionist, 19 i ka me nokaut.

Edhe Hysa – Kabayel, shiten 25 mijë bileta për 24 orë Luftarake Hysa – Kabayel, shiten 25 mijë bileta për 24 orë

Boksieri shqiptar shquhet për goditje të forta. 23 prej fitoreve i ka me nokaut.

“Nokauti ka qenë i pranishëm që nga dita e parë kur nisa me boks. Në meçin ndaj Kabayelit jam përgatitur për të bërë raunde të mira sepse e di që kundërshtari është boksier i mirë, boksier i fortë dhe boksier serioz. Por, ne jemi duke planifikuar ta bëjmë më të mirën. E kemi strategjinë tonë për ta fituar meçin dhe mendoj se do të fitojmë më herët sesa raundi i 12-të. Duhet që ta rris përqindjen e nokauteve”, ka deklaruar Hysa.

Hysa nuk e konsideron Kabayelin boksierin më të mirë aktualisht në peshën e rëndë.

“Për mua numër 1 janë ata që i kanë brezat. Numër një është Filip Hrgoviq dhe më pas Daniel Dubois. Por për mua më i veçanti është Tyson Fury. Hrgoviq do të arrijë sepse është boksier i mirë. Ai e mposhti boksierin më të mirë në peshën e rëndë. Fitoi ndaj Moses Itasumas. Nuk dua të luftoj me Moses, ai është i mirë. Ai do të bëhet boksieri më i mirë në botë i peshës së rëndë. Ai është më i miri, por i duhet më shumë kohë”.

Fury do të përballet me Anthony Joshuan më 11 dhjetor. Hysa ka parashikuar fitore të Furyt e më pas, pse jo edhe përballje me të.

“Kush nuk dëshiron të përballet me Tyson Furyn? Ai është legjendë. Numri një në peshën e rëndë. Është boksieri favorit i imi, e dua, e dua çdo gjë që bën ai. Stili i tij, çdo gjë”, është shprehur Hysa.

“Luftëtar me zemër, shqiptar me gjak. E mbaj krenarinë e Shqipërisë, fuqinë dhe shpirtin e një shteti që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Hysa të mërkurën në mbrëmje në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe Fury nuk do të përballet me Hysën para përballjes me Joshuan Luftarake Fury nuk do të përballet me Hysën para përballjes me Joshuan

“Ai flet shumë, por është kjo që është. Nuk ka shfaqur respekt. Ka thënë se unë kam pasur frikë. Pse të mos kemi luftë? Unë jam i gatshëm për çdo gjë, por do të shohim. Kam taktika të mira dhe jam stërvitur fort. Më 28 nëntor, ai duhet të luftojë sepse do ta testojë në ring. Ai mund të flasë, ose mund të luftojë”, ka deklaruar Kabayel para meçit.

Të shtunën në Dusseldorf para meçit Hysa – Kabayel, do të boksojnë edhe Granit Shala dhe Arbnor Jashari. Shala përballet me boksierin islandez, Kolbeinn Kristinsson, ndërsa Jashari me boksierin nga Venezuela, Yoel Rivas Perez.