Kundërshtari i Tyson Furyt para përballjes me Anthony Joshuan pritet të jetë boksieri shqiptar, Nelson Hysa.
Joshua ka konfirmuar tashmë përballjen me boksierin shqiptar të peshës së rëndë, kristian Prengës më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite.
Fury 37-vjeçar ka bërë të ditur më herët se do të dalë në ring më 1 gusht në Dublin të Irlandës, ndërsa të hënën ka raportime se kundërshtari i tij do të jetë Hysa.
Sipas “boxingnewsonline.net”, Fury, mund të përballet me boksierin Hysa.
41-vjeçari shqiptar ka një rekord prej 24 meçesh pa humbje.
Për Furyn dhe Joshuan, meçet shihen si përgatitje para përballjes së tyre të shumëkërkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Fury nuk do të përballet me Hysën para përballjes me Joshuan
-
Boksieri shqiptar i bindur se do ta “anulojë” meçin Joshua – Fury
-
Arrihet marrëveshja për meçin e shumëpritur, Joshua – Fury
-
Fury – Joshua është afër, por ka edhe disa pengesa për t’i kapërcyer
-
Joshua përshëndet tifozët me veshje tradicionale shqiptare