Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit e ka sqaruar situatën dhe ka thënë se Tyson Fury mund të ballafaqohet me Anthony Joshuan.
Pati dyshime nëse meçi i shumëpritur do të zhvillohet, për shkak të gjendjes shëndetësore mentale të Furyt.
Gruaja e boksierit britanik, Paris Fury, kishte thënë në një dokumentar në Netflix se Fury ishte diagnostikuar me skizofreni.
Por të premten, Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit ka thënë se gjithçka është në rregull me gjendjen shëndetësore të Tyson Furyt, dhe meçi i 11 dhjetorit në Cardiff, mund të shkojë ashtu siç është planifikuar.
Fury i fitoi titujt e botës në boks në peshën e rëndë, në vitet 2015 dhe 2020.