Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MINTI bën thirrje për kujdes me blerjet dhe zbritjet për “Black Friday”

arka

Fot: Ilustrim

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me blerjet që bëjnë për “Black Friday”.

Në një mesazh dërguar qytetarëve është kërkuar që zbritjet të analizohen me kujdes dhe që parregullsitë të raportohen në Departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Bëj kujdes këtë ‘Black Friday’. Prano kuponin fiskal, analizo mirë zbritjet, raporto në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në mesazhin që u është dërguar qytetarëve.

“Black Friday” shënohet të premten pas Ditës së Falënderimeve në SHBA dhe në këtë ditë dyqanet ofrojnë zbritje dhe oferta promocionale për produktet që shesin.

“Black Friday”, dikur ishte një traditë amerikane e blerjeve, por tashmë shënohet thuajse në mbarë botën.