Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Arroret që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës

Arroret

Arroret

Arrat janë ndër ushqimet më të dobishme për shëndetin e zemrës. Edhe pse asnjë ushqim i vetëm nuk mund të rrisë në mënyrë të menjëhershme nivelin e yndyrës së mirë në gjak, që njihet si kolesteroli HDL, arrat dallohen për përbërjen e tyre ushqyese dhe ndikimin pozitiv në shëndetin kardiovaskular, ka shkruar EatingWell.

Sipas dieotologëve, konsumi i arrave lidhet veçanërisht me uljen e nivelit të yndyrës së dëmshme në gjak, që njihte si kolesteroli i LDL, apo kolesteroli i keq. Ndërsa ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në rritjen e HDL-së nuk është vërtetuar njësoj në të gjitha studimet.

Yndyra e mirë ndihmon në largimin e tepricës së yndyrës nga arteriet dhe transportimin e saj drejt mëlçisë, ku përpunohet dhe eliminohet nga organizmi.

Dietologia Stefani Sassos ka shpjeguar se arrat mund të ndihmojnë në përmirësimin e raportit mes yndyrës së mirë dhe yndyrës totale, një tregues i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Pse arrat janë të mira për zemrën?

1. Përmbajnë yndyra të shëndetshme

Një porcion prej rreth 28 gramësh arra, afërsisht një grusht i vogël, përmban rreth 13 gramë yndyra të pangopura, përfshirë acidin alfa-linolenik (ALA), një lloj acidi yndyror omega-3 me origjinë bimore.

Këto yndyra ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qelizave dhe mund të ulin proceset inflamatore në organizëm.

Nutricionistja Sheri Gaw përmend një studim ku personat që konsumuan arra dhe njëkohësisht përdorën ilaçe për uljen e kolesterolit, të njohura si statina, patën ulje të LDL-së dhe rritje të HDL-së. Megjithatë, ky rezultat i përket një studimi të veçantë dhe nuk duhet konsideruar si efekt i garantuar për të gjithë.

2. Janë të pasura me antioksidantë

Arrat përmbajnë polifenole, përbërës bimorë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ dhe inflamacionit.

Një studim ka treguar se personat që ndoqën një dietë të stilit mesdhetar, e cila përfshinte rreth 28 gramë arra në ditë, patën përmirësim të raportit mes kolesterolit total dhe HDL-së.

Megjithatë, përfitimi mund të ketë ardhur nga kombinimi i të gjitha ushqimeve të dietës mesdhetare dhe jo vetëm nga arrat.

3. Ndihmojnë në kufizimin e përthithjes së kolesterolit

Arrat përmbajnë fitosterole, përbërës bimorë që kanë strukturë të ngjashme me kolesterolin dhe mund të pengojnë një pjesë të përthithjes së tij në zorrë.

Një porcion prej 28 gramësh arra siguron afërsisht 26 miligramë fitosterole, të cilat kontribuojnë në një profil më të shëndetshëm të yndyrave në gjak.

4. Mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit

Inflamacioni mund të ndikojë negativisht në nivelet e kolesterolit HDL dhe në funksionimin e tij.

Acidet yndyrore omega-3 që gjenden te arrat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe në mbështetjen e funksionit të kolesterolit të mirë.

Si t’i përfshini arrat në ushqimin e përditshëm?

Nuk është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha për të përfituar nga vlerat ushqyese të tyre. Një grusht i vogël, rreth 28 gramë në ditë, mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme.

Nutricionistët rekomandojnë, kur është e mundur, arrat natyrale ose të pjekura pa vaj dhe pa kripë të shtuar.

Mund t’i konsumoni në disa mënyra si me kos ose tërshërë duke shtuar arra të copëtuara për më shumë shije dhe vlera ushqyese, në sallata duke i kombinuar me perime ose zarzavate të freskëta, ne krijimin e salcave pesto duke i përdorini në vend të arroreve, si ushqim mes vakteve duke i konsumuar bashkë me fruta, si dhe në gatime duke i përdorur të bluara si shtresë për peshk apo pulë.

Zakone të tjera që ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit

Përveç konsumit të arrave, disa ndryshime në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit HDL.

Flini mjaftueshëm, bëni aktivitet fizik, lini duhanin, zëvendësoni yndyrat e ngopura, si dhe kufizoni sheqerin e shtuar.

Sipas dietologëve, asnjë ushqim i vetëm nuk mund të rrisë në mënyrë magjike kolesterolin e mirë. Megjithatë, arrat janë një zgjedhje shumë e mirë për një dietë të ekuilibruar, pasi mund të ndihmojnë në përmirësimin e profilit të kolesterolit dhe në mbështetjen e shëndetit të zemrës.