Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci për komandantin e ri të FSK-së: Hapat do të ndërmerren sipas ligjit

Bashkim Jashari  & Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm sipas ligjeve dhe procedurave për emërimin e komandantit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komandantit aktual Bashkim Jashari i skadon mandati në fund të këtij muaji. Sipas Ligjit për FSK-në, ai nuk ka të drejtë riemërimi. 

“Komandantin e patë më herët. Normalisht që është një ligj i cili është në fuqi, kemi një komandant që po përfundon mandantin dhe janë të gjitha hapat e nëvojshëm që do të ndërmerren me kohë sipas ligjeve dhe procedurave”, ka thënë Maqedonci pas shënimit të Ditës së Forcës nga FSK-ja.

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ishte emëruar komandant i FSK-së më 30 nëntor të vitit 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Rrahman Rama.