Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Enkel Rexhepi

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se bazuar në rezultatet preeliminare, lista nr. 3 e udhëhequr nga Enkel Rexhepi ka marrë 4769 vota dhe ka siguruar 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. 

Të dielën u mbajtën zgjedhjet të këshillave kombëtarë të pakicave në Serbi. 

Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar garuan 107 deputetë në katër lista. Qendrat e votimit u hapën në ora 7 dhe u mbyllën në ora 20:00. 

Lista nr. 3 e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ishte Partia për Veprim Demokratik. 

“DOLËM TË PARËT! Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota. Këto vota na japin 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën! Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione. Me Besë e me Zemër!” – ka shkruar Kamberi në Facebook. 

Edhe Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë Rajon Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

Në selitë e Partisë për Veprim Demokratik ka nisur festa pas mësimit të rezultateve preeliminare. 

E për triumfin ka shkruar edhe vetë Rexhepi.

"4.769 VOTA BESIMI! Sipas rezultateve preliminare, lista jonë nr. 3 doli e para dhe siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Faleminderit nga zemra për besimin që na dhatë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Jam mirënjohës për secilën kandidate, secilin kandidat dhe të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën që punuan krah për krah gjatë kësaj fushate. I uroj edhe listat e tjera për rezultatet që arritën. Do t’i nis menjëherë bisedimet me përfaqësuesit e tyre për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në Këshill na pret punë e përbashkët për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për të drejtën që gjuhën shqipe ta përdorim në institucione. Me Besë e me Zemër!" - ka shkruar Rexhepi në Facebook. 

E Ragmi Mustafi, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka thënë se Lugina ka fituar. 

Edhe Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar Arbëri Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Ai tha se kanë votuar 38.72 përqind e 37 mijë e 759 votuesve të regjistruar në zgjedhjet. 

"LUGINA FITOI! Nga 37.759 votues të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, kanë votuar të paktën 14.622 qytetarë, ose 38,72%, sipas votave të numëruara për katër listat. Sipas rezultateve preliminare, lista jonë, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota, që na japin 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për pjesëmarrjen dhe besimin. Një falënderim i veçantë për ekipin tonë në Bujanoc, për kandidatët, aktivistët dhe komisionerët që punuan në terren e në vendvotime. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik e të Aleancës për Luginën! I përgëzoj edhe listat e tjera për rezultatet e tyre.  Në Këshill kemi punë të përbashkët për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për të drejtën që gjuhën shqipe ta përdorim në institucione. Me Besë e me Zemër!" - ka shkruar Mustafi.