Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

La lista encabezada por Enkel Rexhepi contará con 10 de los 29 escaños del Consejo Nacional Albanés.

Enkel Rexhepi

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se bazuar në rezultatet preeliminare, lista nr. 3 e udhëhequr nga Enkel Rexhepi ka marrë 4769 vota dhe ka siguruar 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. 

Të dielën u mbajtën zgjedhjet të këshillave kombëtarë të pakicave në Serbi. 

Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar garuan 107 deputetë në pesë lista. Qendrat e votimit u hapën në ora 7 dhe u mbyllën në ora 20:00. 

Lista nr. 3 e udhëequr nga Enkel Rexhepi, ishte Partia për Veprim Demokratik. 

“DOLËM TË PARËT! Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota. Këto vota na japin 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën! Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione. Me Besë e me Zemër!” – ka shkruar Kamberi në Facebook. 

Në selitë e Partisë për Veprim Demokratik ka nisur festa pas mësimit të rezultateve preeliminare. 

además Serbia elige consejos nacionales para las minorías; se insta a los albaneses a votar. Rajón Serbia elige consejos nacionales para las minorías; se insta a los albaneses a votar.

E për fitoren ka shkruar edhe vetë Rexhepi.

"4.769 VOTA BESIMI! Sipas rezultateve preliminare, lista jonë nr. 3 doli e para dhe siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Faleminderit nga zemra për besimin që na dhatë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Jam mirënjohës për secilën kandidate, secilin kandidat dhe të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën që punuan krah për krah gjatë kësaj fushate. I uroj edhe listat e tjera për rezultatet që arritën. Do t’i nis menjëherë bisedimet me përfaqësuesit e tyre për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në Këshill na pret punë e përbashkët për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për të drejtën që gjuhën shqipe ta përdorim në institucione. Me Besë e me Zemër!" - ka shkruar Rexhepi në Facebook.