Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kamberi: Un logro histórico, estamos en la contienda por un tercer mandato.

shaip kamberi

Bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar”, listë e cila ka mbledhur të gjitha partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi ka thënë se kanë fituar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë dhe se janë në garë për të tretin.

Kamberi e quajti arritje historike.

Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin! Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij”, ka shkruar Kamberi.

Leer otras actualizaciones
Vucic

Elecciones en Serbia, Vučić admite la derrota.