Bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar”, listë e cila ka mbledhur të gjitha partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi ka thënë se kanë fituar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë dhe se janë në garë për të tretin.
Kamberi e quajti arritje historike.
Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin! Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij”, ka shkruar Kamberi.
Zgjedhjet në Serbi, Vuçiqi pranon humbjen
-
CeSID/Ipsos: Koalicioni Shqiptar fiton dy mandate, Lista Studentore shumicën në Kuvendin e Serbisë
-
Sipas projeksionit të Ipsos dhe CeSID, “Koalicioni shqiptar” ka fituar tri mandate
-
Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë
-
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
-
Deri në ora 18:00 në Preshevë dalja mbi 34 për qind