Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas projeksionit të Ipsos dhe CeSID, “Koalicioni shqiptar” ka fituar tri mandate

Shaip Kamberi

Sipas projeksionit të parë të agjencisë Ipsos dhe Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), duke u bazuar në 51.1 për qind të mostrës së përpunuar nga 750 vendvotime, “Koalicioni shqiptar” ka fituar 3 mandate me 0.9 për qind të votave, transmeton “RTS”. 

Sipas këtij projeksioni “Lista e Studentëve – Studentët fitojnë” ka fituar me 52 për qind të votave apo 138 mandate. 

E “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” ka fituar 39.3 për qind të votave apo 104 mandate. 

Bartësi i listës “Koaliconi shqiptar”, Shaip Kamberi, pak para mbylljes së qendrave të votimit kishte thënë se pasivizimi i adresave mund të ndikojë që të mos fitohet mandati i tretë.  

Hera e fundit që shqitarët fituan tri mandate ishte në vitin 2020. Edhe atëherë garuan të bashkuar në një listë si kësaj radhe. 

Lexo përditësimet tjera
Vucic

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiqi pranon humbjen