Një grua është dërguar për trajtim mjekësor pasi disa persona e kanë shqetësuar duke e telefonuar.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë të hënën, ku sipas raportit policor, një koleg i punës thuhet se ka shpërndarë numrin e saj të telefonit te disa persona, e këta e kanë telefonuar, duke i rënduar gjendjen emocionale.
Policia e ka arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.