Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual

Policia

FOTO: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka arrestuar një person në Prishtinë të dyshuar për ngacmim seksual.

Siç ka bërë të ditur Policia i arrestuari dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar seksualisht një grua dhe se këto ngacmime kanë nisur nga korriku.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 12.07.2023 – NN. Me 21.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi është duke e ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.