Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.
Është suspenduar edhe prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferi. Ndaj saj u hap edhe procedurë hetimore.
Valbona Haxhosaj u caktua ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë.
Propozimi për suspendim është rekomanduar nga kryeprokurori i shtetit Zejnullah Gashi, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i kanë trajtuar raportimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.
Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, ndërsa vetëm tri ditë më herët i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.
-
Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet
-
Zemaj – Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
-
Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë
-
Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt
-
Një muaj paraburgim ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt