Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohen ndryshimet në buxhetin 2026, përfshirë atë për pagën e 13-të

Kuvendi

Foto: Driton Paçarada

Me 62 vota për Kuvendi ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Propozimi përfshinte 7 amendamente. Mbështetjen e morën dy prej tyre. Nuk u mbështetën amendamentet e propozuara nga opozita.

Në debatin para votimit, deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, e ka cilësuar propozimin e Qeverisë “mbulesë për 120 milionë euro, për të cilat u vendos në fillim të vitit”. Ai ka thënë se ligji ka dy probleme – “proceduralisht dhe përmbajtësisht”.

E deputetja tjetër e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Ministria duhet ta sqarojë se ndryshimi është për të mbuluar pagën e 13-të që është ndarë në fillim të vitit sivjet.

Teuta Haxhiu e Aleancës i ka cilësuar dinakëri të ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndryshimet e propozuara ligjore.

Të gjitha u mohuan nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Edhe Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune Arbëri Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune

“Paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar. Kjo që po ndodh është mbulimi i hendekut nga alokimi i parakohshëm ashtu siç e ka paraparë Ligji i Buxhetit. E paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Murati duke thënë se ndryshimet ndikojnë në çështjen e pagesës së përvojës së punës retroaktivisht.

Ndaj tij reaguan sërish deputetët.

“Je abuzuesi më i madh që ka pasur ndonjëherë Qeveria e Kosovës”, iu përgjigj Hoti Muratit, të cilin e quajti edhe gënjeshtar.

Hoti dhe Arben Mustafa e kanë kritikuar Qeverinë për kërkesën për ndarjen e dividentave nga kompanitë publike.

E Bajrami përgjigjen e Muratit e cilësoi “keqplanifikim të planifikuar”.

Edhe Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së Arbëri Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së

Haxhiu e quajti sërish “mashtrues” Muratin.

Në shtator, Qeveria pati miratuar ndryshimet që parashihnin rialokimin e 102 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe për mbulesën e pagesave retroaktive për diferencën e shtesës 0.5 për qind të përvojës së punës, ashtu siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese.

Vitin e kaluar, Qeveria ndau pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

0.5 përqindëshi është shtesa që u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune. Pra një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë 5 për qind mbi pagën bazë. Por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga më 2022. Për 15 vjetët e parë ajo u përgjysmua në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15-të. Gjykata e ka shpallur këtë antikushtetues.

Edhe Paga e 13-të për sektorin publik vlerësohet diskriminim për atë privat Ekonomi Paga e 13-të për sektorin publik vlerësohet diskriminim për atë privat

Pas kësaj pasuan padi të qytetarëve që kërkonin shtesën retroaktivisht.

Një prej amendamenteve që nxiti më së shumti debat qe ai për mbulimin e protezave për invalidët e luftës. Deputetët nuk e mbështetën propozimin e Komisionit për mirëqenie sociale që të ndahen 1 milionë euro për këtë çështje.

Lexo përditësimet tjera
Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

Kuvendi diskuton për dhunën ndaj grave dhe dështimet e institucioneve