Ndarja e pagës së 13-të për sektorin publik ka nxitur debat mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, me deputetin e AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri i ka kërkuar përgjigje Muratit për ndarjen e kësaj page dhe ka kërkuar përgjegjësi për sektorin privat.
Murati ka thënë se nëse do opozita që edhe për sektorin privat të bëhet një gjë e tillë, kjo mund të bëhet me ligj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi ndarë 70 milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar janë dhënë si pagese e njëhershme prej 100 eurosh. Tashmë çdo vit jepen 200 milionë euro për lehonat dhe fëmijë. Ka pasur rritje të pagës minimale. Sa i përket pagës së 13 i kemi dhënë ato paga sepse ne jemi punëdhënësi për sektorin publik. Nëse ju mendoni qe edhe sektori privat duhet ta bëjë një gjë të tillë këtë ndoshta mund ta amandamentojmë me ligj. Nëse mendoni se duhet të bëhet obligative me ligj jemi të hapur ta bëjmë një gjë të tillë”, u përgjigj Murati.
Por, Tahiri edhe një herë ka kërkuar përgjigje konkrete për punonjësit e sektorit privat.
“Pashë zotin a e dëgjuat ministrin çka tha, tha pensionistëve u kemi dhënë mbështetje, pensionistëve, lehonave, ata s’janë në punë, kjo e ka emrin skemë sociale. Jemi për mbështetje të tyre. Fëmija 13 vjet nuk punon. Të fola shqip, thashë ja ke dhënë 65 milionë për pagën e 13, çka ke bërë për sektorin privat, për atë që është në skele, gratë në supermarkete, për gazetarët”, u shpreh Tahiri.