Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le procureur général de Peja, Lumturje Vuçetaj, est suspendu.

Vucetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.

Propozimi për suspendim është rekomanduar nga kryeprokurori i shtetit Zejnullah Gashi, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i kanë trajtuar raportimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, ndërsa vetëm tri ditë më herët i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.