Një burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua në rrugë si dhe dy vajzë të mitura.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në rrugë ka përcjellë dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas një dëshmitare femër kosovare, i dyshuari po ashtu ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara të moshës rreth 10 -11 vjeçe”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.