Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmoi nëpërmjet rrjeteve sociale një grua, arrestohet burri në Prishtinë

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmim.

Sipas Policisë ngacmimi është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rasti thuhet se ka ndodhur që nga data 5 shkurt. Por është raportuar në polici të enjten, më 15 shkurt.

“Raportohet se më datë 15.02.2024 njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.